Njoftim për shprehjen e interesit për vendet vakante të 4 këshilltarëve juridikë dhe 2 këshilltarëve ekonomikë pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë

Institucioni i Komisionerëve Publikë, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimit të Kuvendit nr. 94/2017, shpall vendet vakante për 4 (katër) këshilltarë ligjorë dhe 2 (dy) këshilltarë ekonomikë.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data  6 nëntor deri më 10 nëntor 2017  në një nga format e dhëna më poshtë:

  • Paraqitjes së kërkeses nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 12:00-16:00.

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të Komisionerëve Publikë në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 nëntor 2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. Institucioni i Komisionerëve Publikë do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 nëntor deri më 10 nëntor 2017 në adresën info@ikp.al. Institucioni i Komisionerëve Publikë konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;

  2. Kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi përkatës, që vërtetojnë kriteret e parashikuara në nenin 22, pika 3 (për këshilltarët ligjorë), pika 4 (për këshilltarët ekonomikë) si dhe vetëdeklarim për kriterin e parashikuar nga gërma “e”, pika 1 e nenit 6 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 22, pika 3 (për këshilltarët ligjorë),  pika 4 (për këshilltarët ekonomikë) si dhe gërma “e”, pika 1 e nenit 6 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.