Presidenti Meta takon anëtarët e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit

10 tetor 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi një takim miqësor me anëtarët e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Presidenti Meta theksoi se zoti Granoff dhe anëtarët e tjerë të këtij Bordi prej vitesh kanë kontribuar në projekte zhvillimore ekonomike dhe sociale për vendin, të cilat janë kthyer në histori suksesi dhe burim inspirimi.

Gjatë takimit u diskutua dhe u shkëmbyen ide rreth sfidave dhe potencialeve që ka Shqipëria për të qenë një faktor i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë.

Presidenti Meta theksoi se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do të ketë mbështetjen maksimale të Presidentit të Republikës për të avancuar me një axhendë të larmishme të projekteve zhvillimore, sidomos në fushën e edukimit, me fokus kryesor investimin tek rinia shqiptare si garancia e vetme për një shoqëri me prosperitet, me mirëqënie dhe të ardhme.