Vende vakante për 7 (shtatë) këshilltarë ligjorë dhe 3 (tre) këshilltarë ekonomikë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimit të Kuvendit nr. 92/2017, shpall vendet vakante për 7 (shtatë) këshilltarë ligjorë dhe 3 (tre) këshilltarë ekonomikë.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017  në një nga format e dhëna më poshtë:

  • Paraqitjes së kërkeses nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë”, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 Nëntor 2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;

  2. Kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi përkatës, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 22, pika 3 (për këshilltarët ligjorë) dhe pika 4 (për këshilltarët ekonomikë) të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 22, pika 3 (për këshilltarët ligjorë) dhe pika 4 (për këshilltarët ekonomikë) të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.