Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 93/2017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 93/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Europiane për Ekstradimin, të vitit 1957”.

Nr. Dekretit 10627

Tiranë, më 09.10.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META