Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës personale “Ambasador” diplomatit të karrierës Z. Ilir Boçka

D E K R E T

PËR DHËNIEN E GRADËS PERSONALE “AMBASADOR”

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 47, pika 6 dhe 7, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme,

D e k r e t o j

Neni 1

Dhënien e gradës personale “Ambasador” diplomatit të karrierës Z. Ilir Boçka.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10625

Tiranë, më 06.10.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META