Prononcimi i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pas mbledhjes së KLD-së

15 shtator 2017

Presidenti Meta: Mbledhja përfundoi me një kohë të shpejtë, që do të thotë se vullneti për bashkëpunim, për të plotësuar të gjitha detyrimet që ka ky institucion deri në krijimin e institucioneve të reja kushtetuese është maksimal dhe në kuadër të përshpejtimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe sidomos të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, por njëkohësisht edhe në drejtim të përballimit të sfidave që ka funksionimi aktual i sistemit gjyqësor, që natyrisht ka vështirësitë e veta drejt kalimit në një sistem plotësisht të ri.

Pyetje: Zoti Meta, cilat ishin shqetësimet e KLD-së në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës që ka lidhje me Vetting-un?

Presidenti Meta: Unë besoj se këto do të bëhen publike, sepse diskutimet në KLD-së bëhen publike, por natyrisht që ky është një proces plot sfida dhe vullneti është maksimal për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Vetting-ut, por edhe me EURALIUS dhe OPDAT-in që asistojnë në këtë proces.