Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

D E K R E T

PËR

EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Ogerta Manastirliu, emërohet Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10615

Tiranë, më 10.09.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META