Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

D E K R E T

PËR

EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Lindita Nikolla, emërohet Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10611

Tiranë, më 10.09.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META