Presidenti Meta priti në një takim z. Ali Ahmeti, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)

8 shtator 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim zotin Ali Ahmeti, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.

Presidenti theksoi rendësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.