Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi

21 gusht 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi për këtë humbje të madhe.

Kreu i Shtetit thekson se veçanërisht kontributi i tij si Kryeministër i parë i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet e tij për ndërtimin e instucioneve të saj, do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!