Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” Bajram Rushit Begajt

 

DEKRET
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH ”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Bajram Rushit BEGAJ me detyrë “Shefi i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 10595
Tiranë, më 11.08.2017

   PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                            ILIR META