Kreu i Shtetit, Ilir Meta merr mesazh urimi nga Presidenti i Serbisë, Vuçiç

1 gusht 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në të cilin shkruhet:

“Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë.

Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë.”