Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Jagland uron Kreun e Shtetit shqiptar, Meta

1 gusht 2017

Kreu i Shtetit shqiptar Sh.T.Z. Ilir Meta mori sot një mesazh urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland ku theksohet:

“Dëshiroj të ofroj përgëzimet e mia lidhur me përurimin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Ju uroj sinqerisht suksese në marrjen përsipër të përgjegjësive dhe detyrave tuaja të rëndësishme.

Që nga anëtarësimi i saj, Shqipëria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vazhdueshme e punës së Këshillit të Evropës për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në kontinentin tonë. Dëshiroj të nënvizoj gjithashtu faktin se Organizata jonë ka pasur gjithmonë si qëllim të mbështesë vendin tuaj në rrugëtimin e tij drejt integrimit evropian.”