Ish-Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviç uron Presidentin Meta

29 korrik 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga ish-kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviç, në të cilin theksohet: “I dashur Presidenti Meta,

Është kënaqësia ime t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e marrjes përsipër të zyrës si President i Shqipërisë.

Ju uroj suksese në rrugën tuaj për arritjen e begatisë dhe qëndrueshmërisë së vendit tuaj!

Jam i sigurt se Shqipëria do të vazhdojë të zhvillohet me hapa të mëdha.

Shpresoj dhe pres vazhdimin e bashkëpunimit të ardhshëm mes dy vendeve tona!”