Presidenti Meta merr mesazh urimi nga Presidenti i Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin

29 korrik 2017

Presidenti i Shtetit të Izraelit, Sh.T.Z. Reuven (Ruvi) Rivlin në mesazhin i tij të urimit për Kreun e Shtetit, Sh.T.Z. Ilir Meta shkruan: “Më lejoni që t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj, edhe në emër të Popullit të Izraelit, urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë!

Ju uroj sukses në detyrën sfiduese që ju pret në të ardhmen si dhe të shpreh besimin se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit do të vazhdojnë të zgjerohen e të fuqizohen!

Ju lutem, pranoni Shkëlqesia Juaj, sigurimin e konsideratës sime më të lartë!”