Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistő uron Kreun e Shtetit shqiptar, Ilir Meta

28 korrik 2017

Kreu i Shtetit shqiptar, Sh.T.Z. Ilir Meta ka marrë një mesazh nga Presidenti i Republikës së Finlandës, Sh.T.Z. Sauli Niinistő, në të cilin shkruhet: “Me rastin e marrjes së detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira.

Marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe unë mezi ç’pres të punoj me ju në të ardhmen. U ndieva i lumtur kur mësova se vizita juaj në Finlandë në mars të 2017 në postin e mëparshëm shënoi sukses.”