Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis uron Presidentin Meta

28 korrik 2017

Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis uron Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë: “Dëshiroj t’ju përgëzoj me rastin e marrjes së detyrës si Presidenti i Republikës së Shqipërisë! Jam i vetëdijshëm rreth përkushtimit tuaj ndaj perspektivës evropiane të vendit tuaj dhe mbetem besimplotë se në cilësinë e re, ju do të aderoni në këtë drejtim duke kontribuuar kështu në begatinë afatgjatë të Shqipërisë dhe qëndrueshmërinë e rajonit tonë.

Nga ana jonë, Demokracia e Re dhe unë personalisht mbështesim me konsekuencë integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, në institucionet euro-atlantike. Në këtë kontekst ne i konsiderojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri si të një rëndësie shumë të madhe.

Ju uroj një mandat presidencial të suksesshëm në interes të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe qëndrueshmërisë e mirëqenies së rajonit tonë!”