Presidenti Nishani dekreton thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës

D E K R E T

PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10559

Tiranë më 30.06.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI