29/06/2017-Presidenti Nishani dekoron Monsignior Dario Edoardo Vigano me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 27/06/2017, nr. dekreti 10540 Monsignior Dario Edoardo Viganon Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Për përkrahjen e vlerave njerëzore, shoqërore, kulturore e demokratike të shqiptarëve, përmes redaksisë së gjuhës shqipe pranë Radio Vatikanit; si Prefekt i Sekretarisë së Shenjtë për Komunikim, ka realizuar një dokumentar për Televizionin e Vatikanit mbi vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, duke evidentuar aspektet pozitive të popullit tonë, si harmonia ndërfetare dhe orientimi perëndimor i popullit tonë; mik i madh i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar”.