29/06/2017-Presidenti Nishani dekoron Dom David Xhuxha me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 27/06/2017, nr. dekreti 10539 Dom David Xhuxha me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar, për rreth 30 vjet si drejtues i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe; përkthyes zyrtar për gjuhën shqipe i Papa Gjon Palit dhe i Papa Françeskut, gjatë vizitave të tyre apostolike në Shqipëri; personalitet që ka ndikuar shumë që raportet midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë, të jenë në nivelin më të mirë të mundshëm”.