Presidenti Nishani dekreton shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 91/2017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN

NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 91/2017 “Për një ndryshim në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 91/2017 “Për një ndryshim në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë

Nr. Dekretit 10369

Tiranë, më 23.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI