Presidenti Nishani dekreton shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 89/2017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN

NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 89/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 89/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë

Nr. Dekretit 10367

Tiranë, më 23.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI