Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla

D E K R E T

PËR

SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit dhe Sportit, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10363

Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI