19/05/2017-Presidenti Nishani dekoron Ajet Gurgurin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 18/05/2017, nr. dekreti 10322 Ajet Gurgurit (pas vdekjes) Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për figurën e tij të ndritur heroike si intelektual, politikan e udhëheqës, i cili mori pjesë në betejat për lirinë dhe pavarësinë e trojeve etnike, duke dhënë një kontribut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare”.