Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 86/2017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 86/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit (II) ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Përfituesi”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për financimin e masave shoqëruese për programin e infrastrukturës bashkiake III/IV, furnizimi me ujë dhe kanalizime për vendndodhjet e projekteve Berat – Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamëz, Librazhdit dhe Lushnje”.

Nr. Dekretit 10340

Tiranë, më 18.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI