Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 85/2017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 85/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit (SECO II) ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Përfituesi”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për financimin e programit të infrastrukturës bashkiake III/IV, furnizimi me ujë dhe kanalizime për qytetet e Beratit, Kuçovës, Delvinës, Gjirokastrës, Kamzës, Librazhdit dhe Lushnjës”.

Nr. Dekretit 10339

Tiranë, më 18.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI