19/05/2017-Presidenti Nishani dekoron Dashamir Xhaxhiun (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i madh”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 18/05/2017, nr. dekreti 10321 Dashamir Xhaxhiut (pas vdekjes) Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Në vlerësim të punës së çmueshme shumëvjeçare për përmirësimin profesional, kërkimin shkencor si dhe promovimin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare; në nderim të kontributeve të vyera shkencore dhe institucionale, si dhe me mirënjohje shtetërore për punën e palodhur e të përkushtuar studiuese dhe akademike brenda dhe jashtë vendit”.