18/05/2017-Presidenti Nishani dekoron zotin Sali Kurti me Titullin “Mjeshtër i madh”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 18/05/2017, nr. dekreti 10320 zotit Sali Kurti Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për kontributin shumëvjeçar në fushën e stomatologjisë dhënë me ndërgjegje, përkushtim e profesionalizëm të lartë në ndihmë të popullsisë së rrethit të Matit si dhe në vlerësim të punës së tij në drejtim të përsosjes së shërbimit mjekësor dentar”.