Presidenti Nishani u takua me Kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila

14 maj 2017

Gjatë vizitës shtetërore në Republikën e Kosovës, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi një vizitë edhe në qyetin e Gjakovës.

Në Gjakovë Presidenti Nishani dhe delegacioni shqiptar u prit nga Kryetarja e Komunës, znj. Mimoza Kusari-Lila si dhe nga drejtorët e Komunës. Në këtë takim Presidenti Nishani dhe të pranishmit diskutuan për zhvillimin e Komunës së Gjakovës, si dhe projektet e përbashkëta të këtij qyteti me disa nga qytetet e Shqipërisë.

Zonja Kusari-Lila e falënderoi Presidentin Nishani për vizitën në Gjakovë dhe shprehu bindjen se kjo vizitë do të jetë një shtysë edhe më e madhe për bashkëpunimin më konkret të Komunës së Gjakovës dhe qyteteve të Shqipërisë.