Presidenti Nishani u takua me ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli

13 maj 2017

Gjatë vizitës në Prishtinë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z Bujar Nishani zhvilloi një takim të veçantë edhe me ish-Presidentin e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje rreth situatës aktuale politike në Shqipëri dhe Kosovë si dhe mbi thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Presidenti Nishani vlerësoi edhe njëherë rolin e veçantë të ish-Presidentit Pacolli në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.