Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi

D E K R E T

PËR

SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10085

Tiranë, më 19 Mars 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI