Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, z. Eduard Shalsi

D E K R E T

PËR

EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Eduard Shalsi, emërohet ministër i Shtetit për Çështjet Vendore.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10084

Tiranë, më 19 Mars 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI