Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu

D E K R E T

PËR

EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Ogerta Manastirliu, emërohet ministër i Shëndetësisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10082

Tiranë, më 19 Mars 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI