19/03/2017-Presidenti Nishani dekoron zotin Ylli Tomorri me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 13/03/2017, nr. dekreti 10078 zotit Ylli Tomorri Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Sportistit e trajnerit të mirënjohur me kontribut të shquar, i cili lartësoi dhe nderoi me lojën e rezultatet e tij për shumë vjet klubet: “Studenti”, “Partizani”, si dhe Ekipin Kombëtar Shqiptar të Volejbollit në garat evropiane e botërore”.