Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr.23/2017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 23/2017 “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së huas dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 37 750 000 eurosh, të ratifikuar me ligjin nr. 10 249, datë 11.3.2010”.

Nr. Dekretit 10077

Tiranë, më 13.03.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI