Kreu i Shtetit shqiptar merr mesazh nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump

3 mars 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, në të cilin shkruhet:

“I dashur Zoti President,

E mirëprita me ngrohtësi mesazhin tuaj të urimit me rastin e betimit tim si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e vlerësoj së tepërmi mendimin tuaj të mirë, mbështetjen dhe inkurajimin.

Përpara kemi sfida, të cilat besoj se do t’i kapërcejmë në partneritet dhe mbi baza të përbashkëta. Gjithashtu kemi mundësi të pamata për t’i çuar përpara qëllimet që ndajmë së bashku, për të promovuar qëndrueshmërinë globale si dhe për të arritur paqe dhe begati.

Sinqerisht,

Donald J. Trump”