Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9630

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës,  si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Kulturës dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1.    Albano Carmelo Carrisi
2.    Ilir Musli Sopi
3.    Shpresa Musli Berisha (Popaj)
4.    Muzbajdin Ismet Qamili

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, më 10.06.2016
Nr. i dekretit: 9630

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI