Presidenti Nishani dekoron Naltmadhninë e Tij Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve (Pas vdekjes) me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”

17 nëntor 2012

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Naltmadhnisë së Tij Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve (Pas vdekjes) “Urdhrin e Flamurit Kombëtar” me motivacionin:

“Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me  orientim të qartë perëndimor europian.

Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit.

Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.