Presidenti Nishani dekreton caktimin e numrit të gjyqëtarëve për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë, të Apelit dhe të Gjykatave Administrative si dhe caktimin e kompetencave tokësore dhe selisë qendrore të Gjykatave Administrative

D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E NUMRIT TË GJYQTARËVE PËR ÇDO GJYKATË TË SHKALLËS SË PARË, TË APELIT DHE TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE, SI DHE CAKTIMIN E KOMPETENCAVE TOKËSORE DHE SELISË QENDRORE TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 4 të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, me propozim të Ministrit të Drejtësisë,

D e k r e t o j :

Neni 1

Në territorin e Republikës së Shqipërisë, numri i gjyqtarëve në gjykatat e rretheve gjyqësore është si më poshtë:
1. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Berat, 10 gjyqtarë.
2. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, 4 gjyqtarë.
3. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, 17 gjyqtarë.
4. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, 14 gjyqtarë.
5. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, 14 gjyqtarë.
6. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, 6 gjyqtarë.
7. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, 4 gjyqtarë.
8. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, 14 gjyqtarë.
9. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë, 4 gjyqtarë.
10. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Kukës, 4 gjyqtarë.
11. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin, 4 gjyqtarë.
12. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, 5 gjyqtarë.
13. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Lushnjë, 5 gjyqtarë.
14. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Mat, 4 gjyqtarë.
15. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Përmet, 4 gjyqtarë.
16. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec, 4 gjyqtarë.
17. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Pukë, 4 gjyqtarë.
18. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Sarandë, 6 gjyqtarë.
19. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër, 14 gjyqtarë.
20. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, 76 gjyqtarë.
21. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Tropojë, 4 gjyqtarë.
22. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, 14 gjyqtarë.

Neni 2

Numri i gjyqtarëve në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë është 16 gjyqtarë.

Neni 3

Në territorin e Republikës së Shqipërisë, numri i gjyqtarëve në gjykatat administrative të shkallës së parë është si më poshtë:
1. Në gjykatën administrative të shkallës së parë Tiranë, 16 gjyqtarë.
2. Në gjykatën administrative të shkallës së parë Durrës, 4 gjyqtarë.
3. Në gjykatën administrative të shkallës së parë Shkodër, 4 gjyqtarë.
4. Në gjykatën administrative të shkallës së parë Vlorë, 4 gjyqtarë.
5. Në gjykatën administrative të shkallës së parë Korçë, 4 gjyqtarë.
6. Në gjykatën administrative të shkallës së parë Gjirokastër, 4 gjyqtarë.

Neni 4

Në territorin e Republikës së Shqipërisë, numri i gjyqtarëve në gjykatat e  apelit është si më poshtë:
1. Në gjykatën e apelit Durrës, 13 gjyqtarë.
2. Në gjykatën e apelit Gjirokastër, 6 gjyqtarë.
3. Në gjykatën e apelit Korçë, 6 gjyqtarë.
4. Në gjykatën e apelit Shkodër, 10 gjyqtarë.
5. Në gjykatën e apelit Tiranë, 31 gjyqtarë.
6. Në gjykatën e apelit Vlorë, 12 gjyqtarë.
7. Në gjykatën e apelit për Krime të Rënda, 11 gjyqtarë.
8. Në gjykatën administrative të apelit Tiranë, 7  gjyqtarë.

Neni 5

Në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat administrative organizohen në 6 gjykata të shkallës së parë dhe 1 gjykatë apeli. 6 gjykatat administrative të shkallës së parë kanë kompetencë tokësore dhe seli qendrore të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, si më poshtë:
1. Gjykata administrative e shkallës së parë Tiranë, ka kompetencë tokësore në rrethet: Bulqizë, Dibër, Krujë, Laç, Mat dhe Tiranë, me seli qendrore në Tiranë;
2. Gjykata administrative e shkallës së parë Durrës, ka kompetencë tokësore në rrethet: Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Durrës dhe Kavajë, me seli qendrore në Durrës;
3. Gjykata administrative e shkallës së parë Shkodër, ka kompetencë tokësore në rrethet Lezhë, Mirditë, Kukës, Has, Pukë, Malësi e Madhe, Shkodër dhe Tropojë, me seli qendrore në Shkodër;
4. Gjykata administrative e shkallës së parë Vlorë, ka kompetencë tokësore në rrethet Berat, Skrapar, Kuçovë, Fier, Mallakastër, Lushnjë dhe Vlorë, me seli qendrore në Vlorë;
5. Gjykata administrative e shkallës së parë Korçë, ka kompetencë tokësore në rrethet Devoll, Kolonjë, Bashkinë Leskovik, Korçë dhe Pogradec, me seli qendrore në Korçë;
6. Gjykata administrative e shkallës së parë Gjirokastër, ka kompetencë tokësore në rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Delvinë dhe Sarandë, me seli qendrore në Gjirokastër.
7. Gjykata Administrative e Apelit, me seli në Tiranë, ka kompetencë tokësore në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 6

1. Dekreti nr. 6265, datë 16.09.2009, i Presidentit të Republikës “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së parë dhe të apelit” shfuqizohet.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë për zbatimin e këtij dekreti.

Neni 7

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 7818
Tiranë, më 16.11.2012

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                  BUJAR NISHANI