Shaqir Hasanaj – Këshilltar Ligjor

Lindi  më  7  maj  1964  në  qytetin  e  Shkodrës. Studimet  universitare  i  ka  kryer  në  vitet  1991-1995  dhe  është  diplomuar  si Jurist në  Fakultetin  e  Drejtësisë  të  Universitetit të Tiranës.

Emërohet Jurist i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, detyrë  të  cilën  e  ushtroi  gjatë  viteve  1994-1995.  Në  vitin  1994  ka  marrë  pjesë  në  Sesionin  e  78-të  të  Komitetit  Ligjor  të  “European  Broadcasting  Union”  të  mbajtur  në  Gjenevë,  Zvicër.  Në  vitet  1996-1999  ka  qenë  gjyqtar  pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Në  vitet  1995-1996  dhe  1996-1997  ka  qenë  asistent  pedagog  i  lëndës  “E  Drejtë Detyrimesh”, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.  Në vitin 2000 ka qenë anëtar i grupit të punës pranë OSBE-së për hartimin e  projektkodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Në  vitin  2001  ka  marrë  titullin  avokat,  dhe  ka  qenë  i  zgjedhur  si  anëtar  i  Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Në vitin 2011 ishte anëtar i grupit të punës për përmirësimin e legjislacionit për  shërbimin  e  përmbarimit  gjyqësor  publik e privat nën drejtimin e projektit EURALIUS. Në vitin 2012 punoi si anëtar i Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Gjyqësor Privat, deri kur emërohet në detyrën e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës.
Zoti Hasanaj ka njohuri bazë në gjuhën angleze.