Deklaratë për Shtyp

16 shkurt 2016

Institucioni i Presidentit të Republikës dënon ashpër deklaratën e papërgjegjshme të Kryeministrit Rama gjatë intervistës së tij në emisionin “Dritare” në televizionin ‘Vizion Plus’, më datë 15 shkurt 2016, në koment të takimit të Presidentit të Republikës me Sekretarin e Shtetit, John Kerry në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani.

I kërkojmë Kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan.