Ilia Jolldashi – Këshilltar Ligjor

Lindi më 15 qershor 1966 në qytetin e Elbasanit. Diplomohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Shkencave Politike Juridike, Dega Drejtësi, në vitin 1988. Pas përfundimit të studimeve në këtë fakultet u emërua prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.  Ka punuar në Degën e Shoqërive Publike të këtij rrethi. Më pas emërohet Drejtor i Drejtorisë Juridike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave, ku punoi deri në vitin 2007. Në 2007-ën u emërua Këshilltar i Ministrit të Brendshëm, mandej Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë.

Gjatë kësaj kohe ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe Këshilltar i Ministrit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Aktualisht është emëruar Këshilltar Ligjor pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.