Flamur Gashi – Këshilltari i Presidentit për Rajonin


Flamur Gashi ka lindur në Pejë-Kosovë, më 10 qershor1969. Është diplomuar në Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë. Pas disa trajnimeve dhe specializimeve në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme –Tiranë, zoti Gashi ka kryer funksionin ‘Këshilltar’ të disa ministrave në Republikën e Kosovës.

Kontributi i tij është gjithashtu i njohur dhe në fushën e gazetarisë dhe atë të studimeve politike. Ai ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë Punëve të Jashtme; Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike –Tiranë; Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit, me rastin e vizitës së Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë. Në maj 2010 është emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë. Në nëntor 2014 zoti Gashi është emëruar Këshilltari i Presidentit për Rajonin, njëkohësisht është pedagog në Universitetin AAB në Prishtinë.

Zoti Flamur Gashi është vlerësuar me dekorata mirënjohjeje dhe çmime speciale.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Flet serbisht, kroatisht, gjermanisht dhe anglisht.