ILDA ZHULALI-Këshilltare Politike

Ilda Zhulali, u lind më 19 dhjetor 1977. Në vitin 2001 u diplomua me medalje ari në Kolegjin Amerikan të Selanikut, Greqi, në degën “Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare me përqëndrim në Marrëdhëniet me Jashtë”. Ajo mban dy tituj akademikë si studentja më e mirë e klasës së diplomuar 2001, në Departamentin e Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe në Fakultetin e Arteve Liberale, dhe është përfituese e bursës së plotë për vitet e studimit. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 2001 fillon punë si diplomate në Ministrinë e Punëve të Jashtme, specialiste në Drejtorinë Rajonale. Në vitin 2003-2004 fiton bursën Chevening dhe kryen me  meritë “Studimet Pasuniversitare për Diplomaci” në Universitetin e Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar. Në 2004 rikthehet si specialiste në Drejtorinë Rajonale, deri në 2006 kur emërohet Drejtore në Drejtorinë e Bashkimit Europian në MPJ. Në 2010 emërohet Drejtore e Përgjithshme për Cështjet Europiane, deri në tetor 2013, kur largohet nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Znj Zhulali, ka përvojë të pasur në cështjet e integrimit europian dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar në takime e konferenca të niveleve të larta lidhur me këto cështje. Ajo ka qenë pjesë e ekipit drejtues në MPJ në procesin e ratifikimit të MSA, aplikimit për anëtarësim dhe liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian.

Zonja Zhulali zotëron gjuhët angleze dhe italiane, dhe është njohëse e turqishtes dhe greqishtes. Ajo është e martuar, dhe ka një djalë.