Valter Ibrahimi – Këshilltar Diplomatik

Valter Ibrahimi – Këshilltar Diplomatik

Valter Ibrahimi ka lindur në Tiranë, më 28 korrik 1963. Ka mbaruar studimet universitare në vitin 1988, duke u diplomuar me titullin Inxhinier në Fakultetin Gjeologji-Miniera të Universitetit të Tiranës. Zoti Ibrahimi është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992. Që prej këtij viti e në vazhdim, ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme diplomatike brenda dhe jashtë vendit dhe nga viti 2009 mban gradën diplomatike Ministër Fuqiplotë.

Përpara fillimit të detyrës së Këshilltarit Diplomatik të Presidentit të Republikës, ai ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Gjermani, në vitet 2009-2014, dhe në Austri, në vitet 2006-2009. Gjatë periudhës 2006-2008, ai ka shërbyer njëkohësisht dhe si Ambasador jo-rezident në Slloveni. Ndërsa, gjatë viteve 2000-2002, ai ka qenë Sekretar i Parë në Republikën Çeke dhe në vitet 1993-1997, Sekretar i Dytë, në Rumani.

Gjithashtu, ai ka qenë Drejtor për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht anëtar i grupit negociator shqiptar, për negocimin me Komisionin Evropian të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit, si dhe Marrëveshjen e Ripranimit me Bashkimin Evropian, në periudhën 2003-2006. Gjatë periudhës 2002-2003, ai ka qenë Shef Sektori pranë Drejtorisë së Amerikës në MPJ, për sektorin e SHBA-së, ndërsa gjatë periudhës 1997-2000, ka qenë specialist për marrëdhëniet me ShBA, por në periudha të caktuara edhe për vende të tjera si Kanadaja dhe Meksika, në Drejtorinë e Amerikës, Azisë dhe Paqësorit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka kryer një sërë trajnimesh të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Zoti Ibrahimi është i martuar me Rilinda Ibrahimin dhe ka dy fëmijë: Kledio dhe Anisa. Ai flet anglisht, rumanisht, italisht dhe njohuri bazë në gjermanisht.

Valter Ibrahimi është i dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”