Olsi Kristo – Këshilltar Ligjor

Lindi më 19 shtator 1976 në qytetin e Tiranës. Arsimin e mesëm e kreu në qytetin e lindjes, në shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, në vitin 1995. Studimet e larta i kreu në vitet 1995-1999 në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Drejtësisë ku u diplomua si jurist.

Z. Kristo vjen nga një përvojë disavjeçare pune: në vitet 2001-2003 ka punuar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë në pozicionin e juristit në degën e përfitimeve; në periudhën 2003-2005 ka punuar si jurist pranë Kompanisë së Sigurimeve Sigma sh-a; më pas Këshilltar Juridik i Ministrit të Shëndetësisë në vitet 2005-2007; Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Drejtësisë për periudhën maj-shtator 2007; Prej vitit 2007 deri më 2012 shërbeu me statusin e diplomatit si Sekretar i Parë në Misionin e Republikës se Shqipërisë pranë BE-së në Bruksel si i dërguar i Ministrisë së Drejtësisë për Integrimin Europian si dhe Reformën në Drejtësi. Në periudhën janar 2013 – shkurt 2014 punoi si Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Organizimit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë. Z. Kristo në vitin 2001 ka marrë titullin avokat.

Olsi Kristo njeh shumë mirë gjuhët angleze, italiane dhe franceze.