Gjeneral Brigade Piro AHMETAJ – Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj ka lindur më 10 Mars 1963. Karierrën e filloi me studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1983. Më pas ka studiuar në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” dhe në Kolegjin e NATO-s në Romë.

Për përkushtimin dhe kontribute të spikatura, Gjeneral (r) është vlerësuar me urdhra, dekorata dhe medalje, nga Autoritetet e larta të MM/SHP të RSH dhe Autoritete të NATOs.

Gjeneral Ahmetaj u promovua me gradën madhore Gjeneral Brigade me Dekretin Nr. 8232, datë 24.06.2013 të Presidentit të Republikës, me dekret Nr. 8237, datë 28.06.2013 u emërua Zëvendësshef i SHPFA, dhe prej 20 Janar 2014 është emëruar Këshilltar për Mbrojtjen i Presidentit të Republikës. Me dekret nr.10586 date 17.07.2017, është shfuqizuar dekreti daljes në rezervë, dhe është rikthyer në graden aktive Gjeneral Brigade. Për të arritur në këtë nivel grade, ka kaluar nëpër rangjet: Kapiten 1992, Major 1998, Nënkolonel 2004 dhe Kolonel në 2008.

Promovimi gjeneral brigade u bë në detyrën e Përfaqësuesit Ushtarak Kombëtar në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Evropë (SHAPE). Këtë detyrë e mori menjëherë pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, në Prill 2009. Gjeneral Ahmetaj ka marrë vlerësimet më të larta për përpjekjet e suksesshme për ngritjen e Zyrës së PUK dhe për performancën e produktet e tij cilësore, si prej ish-SACEUR, Admiralit Stavridis dhe nga Autoritetet drejtuese të SHAPE. Përpara se të emërohej PUK, kishte shërbyer për një vit si Koordinator i vendit tonë për çështjet e integrimit teknik në MCD, SHAPE/ACT.

Gjeneral Ahmetaj, në periudhën 1999-2008 ka shërbyer në strukturat e planifikimit strategjik të MM dhe SHPFA, si specialist, Oficer Shtabi për MAP/PARP, Shef i Sektorit të Bashkëpunimit Ushtarak dhe në vitet 2006-2008 në detyrën e Zëvendësdrejtorit dhe Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit Ushtarak në SHP të FA.

Në periudhën 1986-1992, pas titullimit, shërbeu në detyra të ndryshme duke filluar nga komandant toge e deri në komandant batalioni në repartet aktive në Shkodër, për të vijuar më pas (1993-1998) me detyra të ndryshme nga Shef i Marëdhënieve Civilo-Ushtarake Brigade, Inspektor dhe Zëvendësshef i Rajonit të Policisë Ushtarake në Vlorë.

Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” (dega gjithëarmësh), ka ndjekur dhe përfunduar me sukses Kursin 2 vjeçar të Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” (2002-2004) dhe Kolegjin e Lartë të NATO, në Romë (në 2006). Ndërkohë që gjatë gjithë karierës ka ndjekur kurse të ndryshme afatshkurtra si për Menaxhimin e Mbrojtes, Dilomacinë Ushtarake, Menaxhin e Krizave, Standartizimin, të nevojshme për aftësimin dhe përditësimin për funksione të ndryshme.

Gjeneral Brigade Ahmetaj zotëron gradën/titullin “master” dhe është duke ndjekur programin për gradën “doktor i shkencave” në fushën e sigurisë. Ka po ashtu një aktivitet mjaft të pasur me tituj, analiza, tema studimore, libra dhe botime të ndryshme në organet e shtypit ushtarak dhe civil, brenda dhe jashtë vendit, për çështje që lidhen me Sigurinë Kombëtare, Rajonale dhe Globale, Strategjinë Ushtarake, Sistemin Kombëtar të Sigurisë, Integrimin në NATO, Profesionalizmin e FA, Çështjet e MAP, PARP, Objektivave të Partneritetit, Standardizimin, etj.

Për punë të shquar dhe kontribute të veçanta, gjatë karrierës së tij, Gjeneral Brigade Ahmetaj është vlerësuar me Urdhëra, Dekorata dhe Medalje të larta.

Gjeneral Ahmetaj është i martuar me Znj. Lindita dhe kanë dy fëmijë: Arlind dhe Esmeralda, përkatësisht 24 dhe 22 vjeç.