Ylli Asllani – Këshilltar i Presidentit të Republikës për Pushtetin Lokal

Ylli Asllani ka lindur më 24 Mars 1959 në qytetin e Gjirokastrës. Ai është këshilltar i Presidentit Bujar Nishani për Pushtetin Lokal prej shtatorit të vitit 2013 dhe ofron ekspertizë në fushën e qeverisjes vendore, decentralizimit dhe zhvillimit rajonal.

Para kësaj date Ylli Asllani ka shërbyer:

Në vitet 2005 – 2013 në kabinetin e Kryeministrit Berisha si  Këshilltar për pushtetin lokal; në vitet  2001 – 2005 ka qenë President i agjencisë jofitimprurëse AMIV, në vitin 1996  – 2000 zgjidhet Kryetar i bashkisë Gjirokastër, 1995 – 1996 sekretar i këshillit bashkiak  Gjirokastër, ndërsa në vitet  1991 – 1995 Drejtor i Uzinës Metalike, pas mbarimit të studimeve në vitet 1987 – 1990 ka qenë Inxhinier Projektimi në Uzinën Metalike Gjirokastër; në vitin 1987 Diplomohet në Universitetin e Tiranës si Inxhinier Mekanik, profili Impiante të Industrisë; 1980 – 1982 ka kryer shërbimin ushtarak; ndërsa arsimimin para universitar e ka kryer në vendlindjen e tij Gjirokastër; ai zotëron frengjisht, anglisht e italisht; Kualifikuar në Administrim publik, Qeverisjen Vendore, Planifikimin e territorit, Trashëgimi monumentale, Marrëdhëniet me publikun, etj.

Në aktivitetin të tij publik Ylli Asllani është president i Agjencisë së Mbështetjes së Infrastrukturës Vendore AMIV ku ka realizuar mbi 40 projekte në adresë të demokratizimit të shoqërisë civile,  përmirësimit të cilësisë së jetës  dhe zhvillimit rajonal duke qenë partner me një seri programesh të  Bankës Botërore, USAID –it, Europian Aid,  Crossborder, IOM, UNHCR, OSBE , Fondacioni Soros, Interreg 2-3, Komisioni për Demokraci i U.S. Embassy. REC, Partners of Albania, etj

Ai ka qenë anëtar i Bordit ekonomik të jugut, Këshillit administrativ të universiteteve të Vlorës e Gjirokastrës dhe bordit të Portit të Sarandës si dhe ka qenë disa herë  këshilltar bashkie e qarku.

Lidhur me kontributin në shoqërinë civile, Ylli Asllani në vitin 2000 është certifikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan me motivacionin “Për kontribut të veçantë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare me profesionalizëm dhe aftësi të larta drejtuese”.

Ylli Asllani është gjithashtu prezent me publicistikën e tij në median e vendit me një seri temash, analiza dhe artikuj në fusha të ndryshme.